Ish-burri i Jennifer Aniston konfirmon në Oscars lidhjen me aktoren 23 vjet më të re

Mediale Vip

Ish-burri i Jennifer Aniston konfirmon në Oscars lidhjen me aktoren 23 vjet më të re

Më: 12 mars 2024 Në ora: 00:03
Justin Thereoux dhe Nicole Brydon Bloom

Aktori amerikan, Justin Thereoux, ish-bashkëshorti i Jennifer Aniston, konfirmoi lidhjen e tij të re me Nicole Brydon Bloom, 23 vjet më e re, në festën e Vanity Fair pas Oscars.

Ka muaj që përflitet për lidhjen e tyre, por ata nuk kanë bërë të ditur asgjë për këtë.

Kjo është hera e parë që ata shfaqen së bashku në një event publik. Ata kanë pozuar të lumtur në tapetin e kuq para fotografëve.

Ylli i famshëm zgjodhi për eventin një kostum të zi dhe Nicole po ashtu një fustan të ngushtë të së njëjtës ngjyrë.

Dyshja thuhet se kanë filluar të takohen një vit më parë.

Në tetor të vitit të kaluar, ata u panë gjatë një shëtitje në park në Washington të kapur për dore.

Justin dëshiron ta mbajë jetën e tij të dashurisë private.

Çifti u takua në një event të Netflix në klubin Zero Bond të New Yorkut.

Se është një lidhje serioze, tregon edhe fakti se Justin ka darkuar me të dashurën e tij të re, nënën e saj Melanie Bloom dhe njerkun David McNulty në New York. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat