Bardhi lë shtëpinë e BBVA 3 shkaku i gjendjes shëndetësore të së ëmës

Mediale Vip

Bardhi lë shtëpinë e BBVA 3 shkaku i gjendjes shëndetësore të së ëmës

Më: 10 mars 2024 Në ora: 06:40
Bardhi

Reperi Bardhi është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3.

Ai ka hequr dorë me vetëdëshirë nga aventura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shkaku i një lajmi që i erdhi mga familja.

Vëllai i Bardhit, Petriti, u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për t’i kumtuar atij lajmin se nëna e tij është shumë e sëmurë nga tensioni, dhe gjendet e shtrirë në spital.

Kërkesa e Petritit ishte konkrete, që familja e donte Bardhin në shtëpi.

Reperi me origjinë nga Kumanova nuk hezitoi të mendonte dy herë për të lënë shtëpinë.

Me të arritur në studio, interpretuesi i hitit “Betohemi” nuk ishte në gjendje të bisedonte gjatë, duke shfrytëzuar kohën që të largohet sa më shpejt dhe të kontaktojë me nënë e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat