Albina Kelmendi publikon këngën e re “Dada”

Mediale Vip

Albina Kelmendi publikon këngën e re “Dada”

Më: 9 mars 2024 Në ora: 18:47
Albina Kelmendi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka publikuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.

“Dada” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Muzika dhe producimi u bë nga Enis Mullaj me tekst nga Eriona Rushiti.

Për videon ndërkohë u përkujdes produksioni, Bug Production.

Artistja nga Peja ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në klip, ndonëse shquhet edhe për vokalin e veçantë.

Albina gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore.

Ajo po vazhdon të pëlqehet për zhanrin e saj të muzikës, të cilit i ka qëndruar besnike që nga fillimi i karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat