Paris Hilton tejet joshëse me paraqitjen e saj të fundit, rrëmbeu menjëherë vëmendjen

Mediale Vip

Paris Hilton tejet joshëse me paraqitjen e saj të fundit, rrëmbeu menjëherë vëmendjen

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:25
Paris Hilton

Paris Hilton theksoi linjat e saj trupore me një fustan ngjyrë rozë të ndezur pasi po dilte nga festa e UTA Oscars në West Hollywood të shtunën.

Trashëgimtarja kombinoi këtë fustan rozë me xixa me një palë taka të së njëjtës ngjyrë dhe me një çantë po ashtu rozë me formë zemre ku ishte ‘gërvishtur’ emri Paris, shkruan DailyMail.

Paris gjithashtu e kombinoi këtë veshje me një palë syze dielli të mëdha dhe e gjithë figura e saj i ngjante asaj të kukullës “Barbie”.

Image
Paris Hilton

Eventi në të cilin ajo mori pjesë ishte mbajtur në Soho House.

Ajo vazhdimisht ishte në përcjellje nga truprojat e saj derisa ajo largohej nga eventi me një paraqitje joshëse.

Hilton njihet për stilin e saj unik dhe çdoherë zgjon vëmendjen e shtypit rozë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat