Sherri mes Sarës dhe Françeskës, ja kujt i jep të drejtë ish-opinionistja e BBV

Mediale Vip

Sherri mes Sarës dhe Françeskës, ja kujt i jep të drejtë ish-opinionistja e BBV

Më: 5 mars 2024 Në ora: 08:07
Balina Bondinaku

Mbrëmjen e sotme të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Antoneta Koçi dhe Monika Lubonja në studio dhe Efi Dhedhes dhe Balina Bodinaku nëpërmjet lidhjeve telefonike për të dhënë mendimin e tyre për debatin e ashpër mes banoreve Sara dhe Françeska brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Rikujtojmë se gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Por kush do të përjashtohet dhe kush do të dënohet, të paktën kështu thuhet në promo-n e publikuar në lidhje me spektaklin e ditës së nesërme.

Ish-opinionistja e edicionit të parë të BBV, Balina Bondinaku në lidhje me këtë situatë shprehu qëndrimin e saj dhe tha se:

Unë nuk di ta bëj analizën e saktë të asaj se çfarë ka ndodhur sepse jo gjithçka duket qartë. Mendoj që elementi më pak i rëndësishëm në këtë histori është kush shtyu kë? Ne nuk duhet të ishim duke folur për këtë. Zarfi i Zi duhet të kishte ardhur që kur filluan ofendimet. Ky është një qëndrim i imi për çdo ngjarje në shtëpinë e BBV. 

Dhuna verbale nuk është më pak dhunë se sa ajo fizike, është po aq e dënueshme. Tolerimi i dhunës verbale, le të themi normalizimi në njëfarë mënrye ka çuar edhe në situatën në të cilën është sot shtëpia e BBV, ku shikojmë një dhunë ekstreme e cila ka dalë jashtë kontrollit. Duket sikur kanë hequr dorë nga çdo lloj fantazie të menduari, dëshire për të luajtur. Po i bien shkurt kur janë në nominim i fusin një sherr, shahen dhe mendojnë se po qëndrojnë akoma ndërkohë që janë bërë bajate, vulgare, të rëndomta dhe të padurueshme.

Ai është një vetësakrifikim edhe i Sarës. Ajo nuk e di se çfarë ndodh jashtë. Në momentin që e bën këtë gjë ajo ose luan me bllofin ‘të dalë ku të dalë të shoh ku jam’ ose thjesht i ka ardhur në majë të hundës nga ato ofendime. Mendoj që në disa raste gjykimi që i është bërë Sarës për jetën personale, ka qenë për mua i tepruar dhe e ka bërë atë vajzë të ndihet e gjykuar. 

Sipas Balinës ja kush duhet të dalë dhe kush duhet të dënohet:

Të them të drejtën nuk dua të dukem e njëanshme, nuk kam ndonjë simpati të veçantë për njërën apo për tjetrën por mendoj që agresioni i Françeskës ishte i pajustifikuar dhe ishte ai që e inicioi. Nëse një agresion ndalohet në moment nuk jep mundësi që të degradojë deri në atë pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat