“Jam krenar për…” Përlotet Fationi, hap zemrën për raportin me Heidin: Kemi pasur një pëlqim, por nuk funksionoi

Mediale Vip

“Jam krenar për…” Përlotet Fationi, hap zemrën për raportin me Heidin: Kemi pasur një pëlqim, por nuk funksionoi

Më: 3 mars 2024 Në ora: 19:18
Fation Kuqari

Fation Kuqari la mbrëmë shtëpinë e Big Brother Vip, një vendim të cilin e mori ai vetë. 

Shkak i kësaj situate ishte i përfshirë edhe Meritoni, për të cilin Fatjoni tha në “Fun Club”, një ditë pas daljes, se nuk është ai konkretisht arsyeja që doli, por fjala që dha dhe mesazhi që donte të përcillte.

Mua nuk më nxori Meritoni, dhashë një fjalë por jo atij. Nuk e kam me atë, kam parë shumë skena që nuk e gjeja veten. E dimë se sa burra, pijanecë që rrahin gratë e tyre. Unë nuk doja ta lejoja këtë mesazh dhe ta dënoja. Unë thash nëse nuk dënohet, unë dal. Për mua nuk vlen 100 mijë euro, për mua vlen fytyra ime. Jam njeri në fund të ditës, më vlen më shumë kjo gjë”, u shpreh ai.

Teksa po shihte klipin e tij me momentet më të mira brenda shtëpisë, Fationi u përlot. “Jam i lumtur që kam qenë pjesë e Big Brother 3, Kam shumë kujtime të lumtura dhe jam shumë krenar për veten time”, u shpreh ai.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Heidin, për të cilën shpesh janë diskutuar që ka pasur një flirt mes tyre, ish-konkurrenti tregoi se ka pasur pëlqim nga të dyja palët, por marrëdhënia nuk eci gjatë.

Nuk ka qenë kurrë trekëndësh. Kemi pasur një pëlqim nga të dyja anët, kemi provuar për të pasur diçka por ishte e pamundur. Jemi shkëputur pa u bërë trekëndësh gjëja. Është shumë gocë e mirë, kam respekt por nuk merreshim vesh”, tha Fationi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat