Shifra marramendëse: Shqiptari zbulon shumën e shtëpisë që i shiti Kanye West në Dubai

Mediale Vip

Shifra marramendëse: Shqiptari zbulon shumën e shtëpisë që i shiti Kanye West në Dubai

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 00:06
Kanye West dhe Kristian Cuku

Shqiptarët në botë ishin fokusi i kësaj të marte në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Kristian Cuku është një prej atyre që ka pasur sukses në emigrim.

Dikur kampion i Shqipërisë për 13 vjet për garën e trehapëshit, Cuku tregoi si nisi të emigronte nga Italia e tashmë ka përfunduar në Dubai.

Aty tha se shkoi sepse iu plotësuan të gjitha kushtet ku tha se nuk ka taksa, ka kohë të mirë të gjithë vitin, pastërti dhe konkurrencë që e motivon.

Prej 3 vitesh ai jeton dhe bën biznes atje për shit-blerjen e pronave të patundshme. Për Blendi Fevziun ai tregoi se vitin e kaluar kompania e tij i ka shitur reperit të njohur ndërkombëtar Kanye West një shtëpi me vlerë 80 milionë Dollarë.

Blendi Fevziu: Tre vjet në Dubai, sapo shkove hape biznes, në mos gaboj, kompania jote që merret me real estate i ka shitur vitin e kaluar njërit prej personazheve më të njohur të botës. Kujt i shtitë vilë në Dubai?

Kristian Cuku: Vitin e kaluar në 2023 i kemi shitur Kanye West, i kemi bërë mbylljen e një kontrate për një shtëpi që ai e ka blerë në Emiratet e Bashkuara.

Blendi Fevziu: Kristian ti e di, shqiptarët pyesin sa lekë e bleu Kanye West shtëpinë? Duhet të na e thuash tani?

Kristian Cuku: E kemi dhe publike, vlera e tij ka qenë 80 milionë Dollarë. Për nivelet e tyre besoj që është një blerje normale, shumë modeste aq më tepër për tregun e Dubait nuk është një blerje që mundet të bëjë gjurmë. Bën gjurmë për ne shqiptarët dhe për performancën tonë si shqiptarë dhe e ardhur nga Shqipëria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat