“Investimi që ke bërë tek unë, po më mbron nga rreziqet e pisllëqet e botës”, Grida Duma përlotet nga letra emocionuese e të birit

Mediale Vip

“Investimi që ke bërë tek unë, po më mbron nga rreziqet e pisllëqet e botës”, Grida Duma përlotet nga letra emocionuese e të birit

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 13:31
Grida Duma

Moderatorja e “Top Story-t” në Top Channel, ka qenë e ftuar në një emision në RYV Dukagjini, ku është surprizuar nga një letër që i kishte shkruar i biri.

Ai ka shkuar në universitet dhe falënderon të ëmën për mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë kohës.

“Maj

E di shumë mirë që as unë, as ti nuk jemi njerëz surprizash. Por me shkuarjen time në universitet dhe rritjen e punëve që ke këto kohë, gjej rastin të të rrëfej disa të vërteta midis nesh që tashmë janë ndjerë, por që thjesht nuk gjetën kohën të thuhen. Nuk e mendoja që diskutimet tona për jetën, ato netë të vona, do të më ndihmonin të njihja botën ashtu si e njoh tani. Nuk e mendoja më parë që vazhdimi i studimeve të mia në këtë vend të huaj do të më ekspozonte ndaj kaq shumë diturive. Nuk pretendoja asnjëherë që instistimet e tua nga më të voglat tek më të mëdhatë dhe të qenit ‘gentleman’, do të ndihmonin të jetoja, dashuroja, në kuptimin e plotë të fjalës. Me të gjitha këto kosto dhe investime për mua jam ndjerë shumë i mbrojtur nga rreziqet dhe pisllëqet e botës së vërtetë.

E ndjej veten të fortë dhe me kapacitet për t’ja dalë në çdo kuptim. Tani po njoh realitetin që ke kaluar në fëmijëri dhe ato që ke ndjerë. Nuk të kam njohur duke u rritur, nuk të kam parë as adoleshente, por të njoh tani më mirë se kurrë. Ti je një njeri i madh, i gjerë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do më shumë se për veten. E ndiej që po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij. Do të jem me ty dhe do të suportoj gjithmonë”, shkruan djali i Grida Dumës në letrën që e përloti këtë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat