Ledjona këshillon Heidin për banorin e ri

Mediale Vip

Ledjona këshillon Heidin për banorin e ri

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:01
Ledjona

Hyrja e tre banorëve të rinj pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Që në natën e parë të qëndrimit në shtëpi ata kanë krijuar përshtypje tek banorët të cilët kanë nisur edhe t’i komentojnë.

Teksa po qëndronin në oborr, Ledjona këshillon Heidin që të ketë kujdes me Silvin pasi në përshtypjen e saj të parë ai duket provokues dhe tendencioz.

Në të njëjtin mendim ishte dhe Heidi e cila ndër të tjera shprehu simpati për banoren e re, Sara Karajin.

Biseda e plotë në videon më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat