Olsi Bylyku thumbon sërish produksionin: Zhgënjim i madh...

Mediale Vip

Olsi Bylyku thumbon sërish produksionin: Zhgënjim i madh...

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 07:51
Olsi Bylyku

Pas largimit të papritur nga formati i "BBV3", Olsi Bylyku ka qenë tepër i komentuar ku dhe vetë aktori u habit për largimin e tij. Madje ai fshiu çdo gjurmë dhe çdo gjë që lidhej me "Big Brother-in" përfshirë këtu fotografitë, moderatorin e formatit dhe vetë Sarën.

Pas daljes, aktori nisi të "thumbojë" produksionin, ku e njëjta gjë ka ndodhur dhe mbrëmjen e sotme pas eliminimit të koreografit Albi Nako.

Image
Foto: Instastory

"Si arritëm kështu, zhgënjim i madh paskan qenë të gjithë artistat."- shkruan Olsi teksa e shoqëron shkrimin me një selfie të tijën duke buzëqeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat