Drenusha Latifi flet për herë të parë pas ndarjes nga burri: Kam pësuar dhunë fizike dhe psikike, e kam paditur dhe nuk guxon të më afrohet

Mediale Vip

Drenusha Latifi flet për herë të parë pas ndarjes nga burri: Kam pësuar dhunë fizike dhe psikike, e kam paditur dhe nuk guxon të më afrohet

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 15:06
Drenusha Latifi dhe Atilla Kardesh

Ish-missi i Kosovës dhe këngëtarja Drenusha Latifi, ka thënë se ka pësuar dhunë fizike dhe psikike nga ish burri i saj nga i cili është ndarë që një vit.

Latifi deklaroi se e ka denoncuar ish-burrin e saj në polici, ku i njëjti tanimë nuk guxon t’i afrohet.

“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psikike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-missi në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Latifi tash afro e një dekadë ka qëndruar larg nga jeta publike pasi ishte zhvendosur për të jetuar në Suedi me tashmë ish-bashkëshortin e saj Atilla Kardesh, dhe dy fëmijë e tyre.

Këngëtarja e hitit “Pasoja dashurie” thotë se është një tjetër proces gjyqësor me ish-burrin e saj për kujdesin e fëmijëve.

“Ne jemi nda që një vit, jemi munduar ta gjejmë një gjuhë të përbashkët për hatër të fëmijëve, por nuk arritëm. Tash jemi në një proces gjyqësor”, deklaroi ajo.

Latifi theksoi se rastin e padisë e ka iniciuar tek organet gjyqësore në Kosovë, pasi siç deklaroi ajo, proceset në Suedi dhe rasti atje trajtohen më ndryshe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat