“I kemi dhënë fund” – Bardhi flet sërish për raportin me Sara Gjordenin

Mediale Vip

“I kemi dhënë fund” – Bardhi flet sërish për raportin me Sara Gjordenin

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 18:08
Bardhi

Bardhi dhe Sara Gjordeni krijuan një lidhje në Big Brother VIP Albania 3.

Ata ndanë momente shumë të bukura me njëri-tjetrin, ndonëse kanë pasur disa herë keqkuptime.

Këngëtari nga Maqedonia së fundmi kërkoi distancë nga ajo, për faktin se e ka toleruar në shumë gjëra.

Në një bisedë me Erjola Doçin, ai thekson se i kanë dhënë fund kësaj marrëdhënie, sepse nuk janë akoma të sigurt.

“I kemi dhënë fund. Më tha ti je djalë i keq, i thashë bravo ti je lojtare, do të shkosh në finale. Nuk ka siguri, dua ta shoh atë siguri. Në fakt nuk e di. Unë i thashë, po dua pak hapësirë, distancë”, u shpreh ai.

Krijuesi i hitit “Betohemi” shtoi: “Me pa edhe unë diçka, me pa edhe ti diçka. Besoj se kam të drejtë, se kjo më ka kërkuar shtatë, tetë herë. E kam kaluar. Gjithmonë e kam bërë. Edhe kjo e ka bërë me raste”.

Modelja në anën tjetër ka qenë e dyshimtë, teksa ka folur edhe për një lidhje të lënë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat