Zbulohet lagjja luksoze në të cilën ka blerë shtëpinë e saj Leonora Jakupi

Mediale Vip

Zbulohet lagjja luksoze në të cilën ka blerë shtëpinë e saj Leonora Jakupi

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 14:53
Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka zgjedhur që të investojë në patundshmëri, duke blerë shtëpi në një nga adresat më të lakmuara në Prishtinë.

Kompleksi rezidencial “Royal Green Residence” tani numëron mes banorëve të tij të nderuar edhe interpretuesen e hitit “Ky është fundi”, Leonora Jakupin.

Zbulimi i vendbanimit të saj të ri erdhi pas një fotografi që këngëtarja publikoi në InstaStory, ku e pa duke shijuar një kafe në shtëpinë e saj të re, duke zbuluar indirekt ambientet luksoze dhe shijen e saj për rehati dhe estetikë.

Image
Postimi

“Royal Green Residence” është njohur për ofrimin e një mënyre jetese prestigjoze dhe për privatësinë që u sugjeron banorëve të saj, të cilët gëzojnë një qetësi dhe një sërë shërbimesh brenda kompleksit.

Me gjelbërim të pasur rreth e rrotull dhe dizajne moderne të ndërtesave, kjo rezidencë mirëpret të gjithë ata që kërkojnë luks, komoditet dhe siguri në kryeqytetin e Kosovës.

Leonora Jakupi, e cila ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në industrinë e muzikës, ka treguar se është po aq e kujdesshme dhe e mençur në zgjedhjet e saj në jetën personale, sidomos kur bëhet fjalë për investimet e saj në pasuri të paluajtshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat