Aktori tregon pse nuk i pëlqen të bëjë foto me fansat

Mediale Vip

Aktori tregon pse nuk i pëlqen të bëjë foto me fansat

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 09:44
Cillian Murphy

Cillian Murphy është nga të paktët yje që nuk i pëlqen të bëjë fotografi me adhuruesit e tij.

Për këtë ai e ka edhe një arsye.

“Unë mendoj se është më mirë të përshëndetemi dhe të bisedojmë bashkë”, tha aktori 47-vjeçar në një intervistë së fundmi.

Ai poashtu shtoi se e ka shumë problem kur fansat i bënë fotografi në mënyrë të fshehtë.

Murphy, i cili është nominuar për aktorin më të mirë në Oscar 2024 për rolin e tij në filmin  Oppenheimer, ka folur ndër të tjera edhe për faktin se pse ai zgjedh të realizojë vetëm një film në vit.

“Mendoj se për mua një pjesë e rëndësishme e të qenit aktor është thjesht të jetosh dhe të kesh një jetë normale duke bërë gjëra normale”, u shpreh aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat