Zhaklin Lekatari refuzon të flasë për Luiz Ejllin në një emision

Mediale Vip

Zhaklin Lekatari refuzon të flasë për Luiz Ejllin në një emision

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 18:02
Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari është një personazh që komentohet shumë për deklaratat që bën.

Gazetarja e njohur ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë në ‘E diell’ me Ronaldo Sharkën, ku ka sqaruar të gjitha.

Ajo mes tjerash është pyetur edhe për disa personazhe të Big Brother VIP Albania 2, ku edhe ishte opinioniste.

Teksa u pyet për Luiz Ejllin, ajo e ka injoruar duke thënë se ka qenë thjesht një banor i Big Brother VIP Albania 2.

Zhaklin nuk pranoi të thoshte asnjë fjalë më tepër, meqë ka qenë një kritikuese e madhe e tij dhe Kiarës në BBVA.

E njëjta gjithashtu tha se nuk e njeh Efi Dhedhes dhe se i duket si Elvana Gjata apo Dhurata Dora.

Kujtojmë që Luiz Ejlli u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother, ku nisi lidhjen me Kiara Titon dhe tani po presin të bëhen prindër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat