Graciano për Romeon: Unë e kapa me presh në dorë

Mediale Vip

Graciano për Romeon: Unë e kapa me presh në dorë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 09:07
Graciano dhe Romeo

Një debat që ka bërë bujë brenda shtëpisë ka ndodhur dhe mes dy banorëve Romeo dhe Graciano.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede të zhvilluar me banorët në oborr, Graciano ka komentuar lidhur me Romeon dhe mënyrën e sjelljes së tij brenda shtëpisë.

Sipas Gracianos, e vetmja gjë që Romeo po bën është që po viktimizohet .

‘Është sindroma e viktimizimit. Ai e bëri të gjithë situatën, unë e kapa, si i thonë në gjuhën popullore ‘ me presh në dorë’ .

Dhe kur kuptohet e gjithë situata, dhe kur unë të tregoj sesi sillesh brenda shtëpisë dhe ty të dhëmb sepse ashtu është ai përdor kartën e viktimizimit.’- u shpreh Graciano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat