“Rri te e lezetshmja, nuk ke argument”, Erjola “ra pre” e lojës Romeo-Lisi, debate mes tyre: U preka se nuk e kam tim atë…

Mediale Vip

“Rri te e lezetshmja, nuk ke argument”, Erjola “ra pre” e lojës Romeo-Lisi, debate mes tyre: U preka se nuk e kam tim atë…

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Loja e Romes dhe Elvisit trazoi ujërat në shtëpinë e Big Brother Vip.

Ata vendosën të “grindeshin” me njëri tjetrit, për t’i futur në kurth banorët. Disa prej tyre, si Erjola dhe Graciano “ranë pre”, duke debatuar me tone të larta me njëri tjetrin.

Sipas Erjolës, Romeo ka frikë të përballet me femrat, ndërsa diskutimi vazhdoi edhe në studio, prime-in e sotëm, ku u përfshinë edhe banorë të tjerë.

Erjola: Unë mendoj që pika më e fortë dhe më e dobët e tij është qenia femërore. Mendimit tim i kam qëndruar deri në fund, nuk i kërkova as falje as ta sqaroj

Romeo: Nuk ke argument

Erjola: Kam ndërhyrë sepse jam prekur për pjesën që mund të përdorin vëlla, motër dhe një prind. U preka sepse nuk e kam tim atë, dhe nuk dua ta fusë një prind në lojë

Romeo: Po e ngatërron, po viktimizohesh

Erjola: Ke frikë nga ajo që do them unë, prandaj nuk më lë të flas.

Romeo: Po qesh nga ajo që po thua ti. Erjola është e lezetshme dhe të rri të e lezetshmja, jo te argumenti se nuk është pika e saj më e fortë. Më duket shtirje, nuk na e lejon në këtë gjë që të prek babanë e vet. E kam parë që zihen për gjëra më qesharake vetëm të faktorizohen. Erjola nuk e di çfarë do nga vetja, nuk e merr njeri seriozisht. Nuk të merr njeri seriozisht edhe po trashe zërin.

Arbri: Nuk kam parë gjë të keqe nga loja, starti i kësaj loje ishte që shtëpia është në gjumë. Është e vërtetë, shtëpia është në gjumë bashkë me Romeon.

Romeo: Kush doli kundra është fallco.

Arbri: Mu duk e ekzagjeruar lëvizja e Erjolës.

Lisi: Nuk kuptova pse të gjithë iu kundërvunë Romeos dhe ju mua që përdora babain tim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat