Një çift tjetër në BBV? Deklarata e Albit për Ledionën habit banorët

Mediale Vip

Një çift tjetër në BBV? Deklarata e Albit për Ledionën habit banorët

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 19:59
Banoret e BBVA

Albi dhe Lediona së bashku me banorët e tjerë kanë folur për çiftet në shtëpi, sa të vërteta janë dhe sa të tillë duken. Në një moment Albi iu kthye Ledionës, së cilës i shprehu se e sheh çift atë dhe Gabrielen, megjithëse nuk janë në të vërtëtë.

Kjo gjë e habiti banoren e “Big Brother VIP”, e cila tha se këtë gjë ia ka shpjeguar më parë Albit.

Lediona: Unë nuk shoh asnjë (çift brenda BBV). Të vërtetë, të vërtetë, shoh vetëm Heidin dhe Romeon. Duke u bazuar tek shikimet dhe si sillen.

Albi: Unë çift të vërtetë, tamam tamam, shoh vetëm ty dhe Gabrielen, edhe pse nuk jeni të lidhur.

Lediona: Mua me Gabrielen? Ta shpjeguam dje, sa e bukur është.

Albi: Unë kam qenë shumë keq me mësimet në shkollë, doja që mësuesja të ma shpjegonte disa herë, sepse nuk e kuptoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat