Transgjinorja Vladimir Luxuria në krye të 'Isola dei Famosi': Nga fituese në moderatore të programit

Mediale Vip

Transgjinorja Vladimir Luxuria në krye të 'Isola dei Famosi': Nga fituese në moderatore të programit

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 23:05
Vladimir Luxuria

Nga fituese, në opinioniste dhe tanimë prezantuese. Pas javësh spekulime, Vladimir Luxuria do jetë moderatore e "Isola dei Famosi 2024". Kështu hipoteza për Ilary Blasi, e cila u diskutua shumë pas ndarjes me ish-burrin e saj Francesco Totti, bie poshtë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Pier Silvio Berlusconi.

Vladimir Luxuria është një aktiviste italiane dhe personalitet i njohur televiziv. Ajo është e njohur si personalitet politik dhe për aktivizmin e saj në favor të të drejtave të komunitetit LGBT. Luxuria gjithashtu ka qenë anëtare e Parlamentit Italian për Partinë Komuniste Italiane dhe më vonë për Partinë e Majtë. Ajo është e para transgjinore që është zgjedhur në një parlament kombëtar në Evropë.

“Kam respekt të madh për Luxuria, ajo ka punuar me ne prej vitesh, është një person i ndjeshëm, ka bërë një udhëtim në ishull dhe madje ka fituar, kështu që kush më mirë se ajo mund të bëjë mirë?”- tha Pier Silvio, duke shtuar edhe një fjalë për Ilary Blasi, e cila sipas fjalëve të tij “mbetet fytyra e Canale 5”.

Mesa duket Blasi mund të bëhet moderatore e “Battiti Live” nëse transmetimi kalon nga Italia 1 në Canale 5.

Nëse "L'Isola dei Famosi" do të ishte një kompani, mund të thuash se Vladimir Luxuria e nisi nga themeli. Së pari si konkurrente. Në edicionin e 6-të të reality show-t, në vitin 2008, Luxuria triumfoi duke mposhtur Belen me 56% të votave.

Pas kësaj eksperience ajo kaloi në anën tjetër të lojës, duke u bërë një figurë e përhershme në studio. Në edicionet e fundit ka marrë pjesë në fakt si opinioniste e më pas korrespondente dhe më pas sërish si opinioniste. Tani, më në fund, ajo është gati të marrë frenat e programit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat