Partneri i fali tradhtinë Santianës? Flirtoi me Bucin në “Big Brother VIP”, ja si e priti i dashuri modelen pas eleminimit nga spektakli

Mediale Vip

Partneri i fali tradhtinë Santianës? Flirtoi me Bucin në “Big Brother VIP”, ja si e priti i dashuri modelen pas eleminimit nga spektakli

Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:53
Santiana Maloku

Modelja e njohur Santiana Maloku disa ditë më parë u eleminua nga “Big Brother VIP Kosova”, duke lënë përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites”, ku ka zbuluar se si e ka pritur i dashuri i saj misterioz pas daljes nga shtëpia.

Santiana tha që është shumë e lumtur me partnerin e saj, me të cilin është tashmë gjatë gjithë kohës, pasi modeles nuk i ka rënë shumë që të dalë jashta shtëpisë.

“Shumë mirë, jam gëzuar shumë kur e pashë. Krejt kohën jam me të, nuk më ka rënë që të dal, vetëm kur jam nëpër studio.”- tha ajo.

Kohë më parë në rrjet qarkulloi një video e Santianës, ku Yjlli Dervishi i njohur si Buci po i prekte të pasmet modeles në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa së fundmi Linda Halimi u shpreh se disa shokë të konkurentit i kanë thënë që dyshja kanë një aferë jashta shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat