“A po më jepni pak frymë?!”- Julian Deda rrëfen vështirësitë për të mbajtur në jetë babain: Nuk e shpëtova dot!

Mediale Vip

“A po më jepni pak frymë?!”- Julian Deda rrëfen vështirësitë për të mbajtur në jetë babain: Nuk e shpëtova dot!

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:53
Julian Deda dhe Zef Deda

Aktori i humorit, Julian Deda ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është përballur për të mbajtur në jetë babain e tij, Zef Deda, i cili u vdiq pak kohë më parë.

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Deda ka folur me banorët, duke thënë se është shumë vështirë të shikosh babain të vdesë dhe nuk ke çfarë ti bësh.

Madje, aktori tregon edhe fjalët e fundit që i ka thënë Zef Deda: “Më jepni pak frymë”, tregon Juli ti ketë thënë babai.

“Nuk ishte çfarë të bënte me, sepse ai nuk donte të vinte edhe në Tiranë, sepse thoshte aty të mbysin. I thashë nuk të coj aty. Ndenjti në shtëpi 9 ditë, 4 ditët e fundit me 40 temperaturë. E kam marrë me zor e ka sjellë me ambulancë në një spital privat. Ka ardhur i mbaruar, pa pikë shpresë.

Kam bërë gjithçka që ai të mos ikte. Kësaj gjë nuk kisha cfarë ti bëja sepse ishte kancer, i doli një kancer në stomak. Ne e kemi zbuluar para një viti, kur e zbuluam ne 3-4 muaj. E cuva në Turqi. Vetëm pozitivi teti i vet e ka mbajtur, sepse degradoi shpejt. Nuk pranoi të bëjë kimiot. Vjen një moment, kur dy muajt e fundit e sheh dhe nuk ke çfarë ti bësh më. Vetëm me qetësuese. Nuk ia dolëm dot, s’kemi çfarë të bëjmë.

Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin dhe nuk ke cfarë ti bësh më. Derisa tha ditën e parafundit, mua dhe Marjos na tha: A po më jepni pak frymë? Sepse nuk merrte dot fryme, merret njëherë në 20 sekonda. I thashë “po ca të bëjmë mo babi, hape gojën dhe të të jap unë”. Se e tha edhe një batutë para se të ikte, më tha “me më fry në bythë më nder më bën”, ka rrëfyer Julian Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat