Kader Kicaj: Nuk e arrita finalen, por e kam fituar një çmim që s’paguhet me asgjë – Lumbardhin

Mediale Vip

Kader Kicaj: Nuk e arrita finalen, por e kam fituar një çmim që s’paguhet me asgjë – Lumbardhin

Më: 28 janar 2024 Në ora: 19:25
Kader Kicaj

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, ka qenë sonte (e diel) e ftuar në “Big Talk”.

Ajo ka folur për gjithë rrugëtimin në këtë reality shou pas daljes nga shtëpia.

Bukuroshja nga Prizreni e ka përshkruar si një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është shprehur se edhe pse nuk e ka arritur finalen, ajo ka fituar një çmim të madh, Lumbardhin.

“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, është diçka që nuk do ta harrojë asnjëherë”, u shpreh ajo.

Zeshkania shtoi: “Edhe pse nuk e arrita finalen, e kam fituar një çmim që nuk paguhet me asgjë, Lumbardhin”.

Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të këtij edicioni, e cila do të mbahet më 2 shkurt.

Në finale janë gjithsej katër konkurrentë: Lumbardh Salihu, Edona James, Blerando dhe Shqipe Hysenaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat