Ja kush janë katër finalistët e Big Brother Vip Kosova 2

Mediale Vip

Ja kush janë katër finalistët e Big Brother Vip Kosova 2

Më: 27 janar 2024 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Finalistët e Big Brother VIP Kosova 2 janë Edona, Shqipja, Blerando dhe Lumbardhi.

Të katër finalistët ishin bërë pjesë e edicionit të dytë të BBVK që prej natës së parë të nisjes, derisa kanë shpëtuar plot herë nga nominimi.

Katërshja në fjalë ishin çdo herë që patën debate, përplasje e loja, por gjithsesi, nuk munguan as momentet e mira.

Emocionet e mëdha nuk munguan aspak sonte në arenën që ishte përgatitur për katër finalistët e spektaklit më të madh televiziv në vend.

Të gjithë finalistet u shprehën falënderues dhe kanë qarë nga emocionet e mëdha që i patën sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat