“Më duket skenar i shëmtuar”/ Kujt i japin të drejtë opinionistet pas debatit, Merit apo Rozës

Mediale Vip

“Më duket skenar i shëmtuar”/ Kujt i japin të drejtë opinionistet pas debatit, Merit apo Rozës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 23:09
“Më duket skenar i shëmtuar”/ Kujt i japin të drejtë opinionistet pas debatit, Merit apo Rozës

Vazhdon debati mes Meri Shehut dhe Roza Latit dhe faji i konfliktit të papritur mes tyre, mbetet ende ‘jetim’.

Einxhel Shkira, në rolin e saj si opinioniste tha se dy banoret nuk i dhanë kohë mjaftueshëm njëra-tjetrës duke u sulmuar direkt, ndërsa Ori tha se skenari ishte i shëmtuar.

Einxhel: Është shumë herët për të qenë kaq keq. Unë mendoj që gjithçka që po ndodh, asnjëri nuk i ka dhënë kohë njeri tjetrit për të njohur limitet e gjithsecilit. Unë kam pritur që të dyja të shkonin mirë me njëra tjetrën, kam parë Rozën qëparë që qeshi me një batutë të Merit. Të tilla të pjekje ka pasur janë marr në konotacion funny, nëse do ishte e rëndë do ishte i menjëhershëm reagimi. Nëse kjo është mënyra jote, unë se paragjykoj, i mbetet banorëve të vendosin nëse e përballojnë apo jo. Kundërpërgjigjja e Merit është ajo që më shqetëson pak. Meri më mirë të njiheni më njëra tjetrën sespa për shuplaka apo shkulje flokësh. Nuk keni shkuar për të ndarë pronat.

Ori: Më duket skenar i shëmtuar. Reagimi yt do shumë parapërgatitje që të arrish te Oscar. Gjesti i Merit, dikush e merr për mirë apo për keq.

Pas sqarimit, Big Brother vendosi që Meri të shkojë në televotim bashkë me banorët e tjerë që do dalin më pak të preferuar nga publiku sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat