Snoop Dogg refuzoi ofertën prej 100 milionë dollarësh për t’iu bashkuar OnlyFans: Nuk dua kurrë para të tilla në jetë

Mediale Vip

Snoop Dogg refuzoi ofertën prej 100 milionë dollarësh për t’iu bashkuar OnlyFans: Nuk dua kurrë para të tilla në jetë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 14:24
Snoop Dogg

Reperi Snoop Dogg zbuloi se ka refuzuar një marrëveshje fitimprurëse me OnlyFans pasi nuk donte të zemëronte gruan e tij.

Snoop Dogg i tregoi aktorit Slink Johnson në shfaqjen Instagram Live “Wake & Bake me Double S Express” se e kishin konsideruar atë një kandidat të mirë pasi të tjerët arritën sukses në platformë, shkruan Bussines Insider.

Ata u afruan tek unë pasi një nga ato vajza atje fitoi rreth 20 milionë dollarë (18 milionë euro). Më thanë: ‘OnlyFans dëshiron që të vish, Snoop. Do të mund të fitoje rreth 100 milionë dollarë (91 milionë euro). Gjithçka që duhet të bësh është të nxjerrësh atë gjë'”, tha reperi dhe shtoi se duhej të refuzonte për shkak se ka “një grua me ngjyrë”.

Nuk ka mundësi në botë që ajo të më lejojë të shkoj atje dhe të nxjerrë atë gjë për asnjë lloj parash”, tha Snoop Dogg, duke aluduar në gruan e tij Shante Broadus.

Nuk është qartë se cilat ishin kushtet e saktë të marrëveshjes së mundshme, por punësimi i Snoop Dogg do të ishte një lëvizje e papritur për platformën e rrjeteve sociale.

Rap artistë si Iggy Azalea dhe Tyga kanë llogari në OnlyFans. Biznesi është gjithashtu në lulëzim për OnlyFans, me të ardhurat bruto të përdoruesve që janë rritur me 17 për qind, nga 4.8 miliardë dollarë në vitin 2021 në 5.6 miliardë dollarë në vitin 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat