“Jam flirtuese! - Dea Vieri pjesë e “Big Brother VIP”: Do të doja një djalë serioz

Mediale Vip

“Jam flirtuese! - Dea Vieri pjesë e “Big Brother VIP”: Do të doja një djalë serioz

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:39
Dea Vieri

Dea Vieri është një tjetër banore që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP3.

Ajo u fut mbrëmjen e djeshme, ndërsa në klipin e saj prezantues tha se do të donte një djalë serioz.  Dea u shpreh se është single, ndërsa ishte e hapur për njohje të reja.

“Jam Dea Vieri. Jam 26 vjeç. Kam studiuar ekonomi, por nuk e kam ushtruar kurrë profesionin tim.

Kam punuar dy vite si stjuardesë. Kam qenë pjesë e një reality-shoë dashurie. Më keni parë në “Trotuar” në “E Diell”. Jam shumë e ndjeshme, bëhem me pika loti shumë kollaj.

Jam bionde, por jo shumë mendjelehtë. Jam shumë flirtuese. Nuk jam e dashuruar, pra jam single. Nëse shoh dikë që më pëlqen, pse jo, do të krijoja një njohje. Do të doja një djalë serioz, sepse karagjoze jam vetë. Më vjen keq që do lë jashtë dy macet e mia.

Gjithë jetën e konsideroj një lojë. Dhe Big Brother është një lojë brenda lojës për mua”, the Dea.

Pjesë nga diskutimi

Ledioni Liço: Si je? Ke ftohtë?

Dea Vieri: Po kam shumë ftohtë. Po fërkoja duart njëherë mendova mos do ndizja një shkëndijë zjarri. Thashë mos do i vë zjarrin shtëpisë pa hyrë akoma.

Ledioni Liço: Meqë the te klipi se do një djalë serioz se karagjoze jam vetë. Tani kush të duket më seriozi nga ata që mund të ta marrë kalanë nga brenda?

Dea Vieri: Nuk e shoh dot nga larg, dua ta shoh nga brenda. Dua t’i ndjej energjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat