Në kontradiktë me veten? Julian Deda e kishte quajtur Big Brother-in emision të dëmshëm dhe pa sens

Mediale Vip

Në kontradiktë me veten? Julian Deda e kishte quajtur Big Brother-in emision të dëmshëm dhe pa sens

Më: 14 janar 2024 Në ora: 23:08
Jul Deda

Aktori i njohur, Jul Deda, ka qenë njëri nga 18 banorët e Big Brother VIP Albania 3.

Me sensin e tij të humorit, ai ka fituar menjëherë zemrat e gjithë publikut.

Pas hyrjes në këtë reality shou, tashmë janë publikuar disa gjëra në lidhje me banorët.

Së fundmi dolën disa postime të aktorit të larpërmendur, ku duket se ka rënë në kontradiktë me fjalët e veta.

Në një shkrim të vitit 2015, ai e kishte quajtur Big Brotherin një emision të dëmshëm dhe pa sens.

“Duke shëtitur nëpër kanet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother”, ka shkruar ai.

Image

Deda tutje theksoi: “Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky”.

“Jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër”, përfundon postimi i Julit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat