​Vdes Bill Hayes, ylli i filmit Days of Our Lives

Mediale Vip

​Vdes Bill Hayes, ylli i filmit Days of Our Lives

Më: 13 janar 2024 Në ora: 18:06
Bill Hayes

Aktori amerikan Bill Hayes, i cili luajti në telenovelën Days of Our Lives për më shumë se pesë dekada, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.

Agjenti i tij tha për BBC se Hayes vdiq të premten i rrethuar nga familja e tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Hayes filloi karrierën si muzikant dhe shënoi një hit me The Ballad of Davy Crockett. Më pas ai filloi të fokusohej më shumë në aktrim dhe roli i tij më i dukshëm ishte në serinë NBC Days of Our Lives.

Ai filloi të aktrojë në një nga telenovelat më të gjata në vitin 1970. Portretizoi rolin e Doug Williams për herë të parë në vitin 1970 dhe në xhirimet e asaj serie takoi gruan e tij, aktoren Susan Seaforth Hayes.

Susan iu bashkua serisë filmike dy vjet para Bill. Ata luajtën një çift në ekran dhe përfundimisht u bënë çift në jetën reale, duke u martuar në vitin 1974.

Ai vazhdoi të portretizonte karakterin e Doug Williams gjatë 50 vjetëve të ardhshëm.

Qershorin e kaluar ai festoi datëlindjen e 98-të në xhirimet e telenovelës i rrethuar nga kolegët e tij. Hayes kishte pesë fëmijë nga martesa e tij e mëparshme me Mary Hobbs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat