Si mund të jetosh 13 vite me Elvis Pupën? Belina rrëfehet si asnjëherë më parë

Mediale Vip

Si mund të jetosh 13 vite me Elvis Pupën? Belina rrëfehet si asnjëherë më parë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:20
Elvis dhe Belina Pupa

13 vite martesë me aktorin e humorit Elvis Pupën për Belina Pupën do të thotë se çelësi i suksesit në një marrëdhënie të shëndetshme është pikërisht komunikimi.

Belina Pupa, në një intervistë ndryshe plot humor dhe pozitivitet në një emision televiziv rrëfeu jo vetëm bashkëjetesën e saj me Visin, por edhe përvojën e saj si psikoterapiste.

“Gjithmonë e kam pasur dëshirë ta nis ditën në ekran dhe të them “Good morning Albania”. Nëse nuk e nisim ditën pozitivisht bëhemi si sinonimet tona negative dhe nuk e ngrejmë kokën kurrë.

Po jam bashkëshortja e Elvis Pupës, kështu më ka ngel prej 13 vitesh dhe besoj ta vazhdojmë edhe më tutje. Jam mësuar tani dhe tani nëse nuk mund të shkëputem nga kjo që t’i them njerëzve që unë nuk jam vetëm nusja e Visit, kam një profesion dhe kam më shumë se kaq.

Përveç humorit dhe personit sarkastik që ai është, mendoj se ajo çfarë e mban një marrëdhënie të suksesshme është komunikimi, sa më haptazi të flasim me partnerin, sa më shumë të flasim me njëri-tjetrin dhe t’ japim një hapësirë të shëndetshme që dita të vazhdojë e lirë.

Pavarësisht se jemi në një marrëdhënie secili ka nevojë për hapësirat e veta dhe për suportin social që ne të vazhdojmë të rritemi dhe të vazhdojmë përpara që kemi diçka me i dhënë njëri-tjetrit, gjithashtu edhe punës, gjithashtu edhe rrjetit social ku ne ndodhemi dhe për këtë mundohemi çdo ditë”, u shpreh ndër të tjera, psikoterapistja Belina Pupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat