E mbajti të fshehtë shtatzëninë: Aktorja bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

E mbajti të fshehtë shtatzëninë: Aktorja bëhet nënë për herë të parë

Më: 7 janar 2024 Në ora: 23:21
Halle Bailey

Surprizë! Halle Bailey, pas gjithë tentativave që të mos dukej se ishte shtatzënë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, me reperin DDG (emri i vërtetë i së cilit është Darryl Dwayne Granberry Jr).

Aktorja e “Little Mermaid” njoftoi në Instagram se është bërë nëna e një djali, i quajtur Halo.

“Edhe pse prej pak ditësh jemi në vitin e ri, gjëja më e bukur që 2023-shi mund të më sillte ishte im bir. Mirë se erdhe në botë Halo im. Bota mezi pret të të njohë”, shkroi aktorja në mbishkrim.

Edhe babai i djalit publikoi të njëjtën foto në llogarinë e tij në Instagram: “Bekimi më i madh deri tani. Nuk kam qenë kurrë kaq i dashuruar”, u shpreh ai.

Aktorja nuk e ka konfrimuar asnjëherë shtatzëninë, pavarësisht spekulimeve që zgjatën me muaj të tërë. Madje, sa herë ka pasur rastin ka reaguar edhe paksa ashpër dhe u ka kërkuar njerëzve ta “lënë të qetë”.

Sa i përket romancës së çiftit, Halle dhe reperi, të dy 26 vjeç, u njohën në Instagram, pasi ai i shkroi në DM. Ata e bënë lidhjen publike në mars të vitit 2022 në BET Awards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat