“Çuni i babit i vinte 500 euro në ballë, i bënin sytë zemra”- Sulmoi vajzat e “Instagram”-it, kush ishin personazhet që iu kundërvunë Dojna Memës!

Mediale Vip

“Çuni i babit i vinte 500 euro në ballë, i bënin sytë zemra”- Sulmoi vajzat e “Instagram”-it, kush ishin personazhet që iu kundërvunë Dojna Memës!

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:03
Dojna Mema

Një përplasje e re virtuale ka nisur ditët e fundit, ku në qendër kanë pasur Dojna Memën. Moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku një deklaratë e saj është bërë virale. Dojna foli për “mbipopullimin” e ekraneve shqiptare nga vajzat e “Instagram”-it, duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.

Por këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë ish-banorja “Big Brother” Rike Roçi, e cila ka shpërthyer në një koment ndaj Dojnës.

“Harroi kjo që çuni i babit … i vinte 500 euro në ball dhe i bënin sytë zemra kësaj …I urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, komenton Rike në videon e postuar ku më pas dhe është fshirë komenti.

Ajo i referohet këtyre pamjeve, të cilat janë bërë vite më parë, kur Dojna Mema intervistoi Erik Fullanin gjatë një videoje “Live”. Deklarata e moderatores ka marrë komente të shumta dhe shumë personazhe që janë pjesë e medias kanë reaguar për këtë.

Një ndër ta është edhe Fjorda Llukmani, e cila është shprehur se nuk i pëlqen më imazhi i dikujt që flet me fjalë të mëdha për moralin. Ajo është shprehur që Dojna “shet” fëmijën e saj për reklama dhe se në emisionin që ajo drejton luajnë me njerëzit për sa më shumë klikime.

“Mos bëni si bëj unë, po bëni si them unë. Ma prishi komplet një farë pëlqimi që kisha për këtë vajzë. Më saktë, kështu më prishet me këdo që bën moral e flet me fjalë të mëdha kot më kot me demek që ta pelqejë masa. Kjo është nga ato që nuk shet bythën e vet në ‘Instagram’, por të fëmijës apo të personazheve si Esmaja etj. D.m.th., nuk fiton ‘duke dalë vetë si pjeshkë’, por duke reklamuar 100 produkte fëmijësh, kap çfarë të kapësh, edhe emisionin që fiton klikime në kurriz të njerëzve injorantë.

Për sa kohë ishte në ‘Top Channel’, s’doli të fliste për antivlera kurse tani që mund t’i ketë zënë vendin dikush që u bë i famshëm nga ‘Instagram’-i i paska djegur kësaj. Po çdo gjë e ka një fazë o zotri se s’do rrini në ekran të njëjtit njerëz përherë. Pse emisioni i tanishëm që moderon kjo s’ka nxjerrë antivlera? Sa të duash. Ka ikur pra koha e televizionit, e dimë të gjithë. Është koha e rrjeteve sociale, aty është audienca më e madhe. Dil bëj një gjë të zgjuar dhe edukative ti, mos rri duke reklamuar kremëra për bythë bebash a qumësht formulë se na keni hapur barkun”.

Moderatorja Dojna Mema i është përgjigjur të gjitha kritikave për deklaratat e saj të fundit në emisionin “Oxygen”, për të cilat ajo thotë se po shfrytëzohen për të marrë vëmendje.

“Përshëndetje të gjithëve një vit i mbarë, kjo ‘story’ shkon në veçanti si një falenderim për të gjithë njerëzit që kanë marrë kohë nga koha e tyre, për të më ndjekur, për të më shkruar, për të më vlerësuar dhe realisht ma keni mbushur zemrën plot. Edhe mirë se erdhët të gjithë ju që jeni të rinj të komunitetin tim të ‘Instagram’-it.

Përsa i përket atyre që flasin, lart e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, ta bëjnë. Fatmirësisht, unë jam një personazh, jam rritur në televizion që nga mosha 21-vjeçare, kam qenë në TV çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i ‘show’-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha ajo.

Veç deklaratave të protagonistëve, të shumë kanë qenë edhe personazhet e tjerë që kanë mbështetur Dojnën, apo palën tjetër. Duke njohur histori të tilla, me gjasa do të dëgjojmë ende nga ky front i ri virtual i hapur ditët e para të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat