Reperi T.I. dhe gruaja e tij akuzohen për përdhunim

Mediale Vip

Reperi T.I. dhe gruaja e tij akuzohen për përdhunim

Më: 5 janar 2024 Në ora: 10:30
Reperi TI (Clifford Harris) dhe gruaja e tij, Tameka “Tiny” Harri

Reperi TI (Clifford Harris) dhe gruaja e tij, Tameka “Tiny” Harris , akuzohen për përdhunim.

 Sipas një raporti të New York Times, një grua e paditi çiftin, duke pretenduar se në vitin 2015, ata e kishin droguar dhe përdhunuar. 

Viktima e supozuar, e cila mbetet anonime, pretendon se ata u takuan në një klub në Los Angeles, ku ajo u drogua, u dërgua në një hotel dhe u abuzua.

Në padi, ajo thotë se Tiny i ofroi asaj dhe shoqes së saj një pije, të dy e pranuan atë. Çifti i ftoi të dy në hotel, por vetëm viktima e dyshuar i ndoqi. Ajo pretendon se të tre kanë bërë dush, e kanë masazhuar dhe ajo ka filluar të ndihet e trullosur.

Avokati i T.I. dhe Tiny i mohon akuzat. “Qëndrimi ynë është i qartë… Jemi të pafajshëm, nuk do të rrëzohemi dhe presim me padurim ditën e gjyqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat