Porosia e Anitës për Ilirjanën dhe Adrin: Kapuni me më të fortin

Mediale Vip

Porosia e Anitës për Ilirjanën dhe Adrin: Kapuni me më të fortin

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 22:30
Ardi, Mirdonin dhe Anita

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, ka folur për lojën e çifteve të BBVK2, Ilirjanës dhe Adrit, si dhe Ardit e Mirdonit.

Ajo në ‘Prime’ sonte është shprehur se Ardi dhe Mirdoni ndonëse brenda shtëpisë më të madhe në vend janë për një muaj, ata kanë hyrë me intensitet të madh.

Kurse, për Ilirjanën dhe Adrin është shprehur se në lojë janë kapur me Shqipen, pasi është banore më e fortë.

“Nuk e di çka të them, Ardi dhe Mirdoni edhe mund të jenë aty brenda lojës për një muaj, se si na duken nga jashtë të paktën mua, më duken sikur ka një kohë të gjatë që janë aty sikurse me banorët e tjerë, ata e kanë kapur shumë shpejt sensin e lojës”.

“Adri dhe Ilirjana më vjen mirë që e ndjekin lojës e Shqipes, duke qenë një banore e fortë, ia vlen të ndjekësh lojën e Shqipes. Unë kam një parim kapu me më të fortin, e mos u kap me të dobëtin, kështu që Adri dhe Ilirjana të kapen me më të fortin, dhe për rruge mund ta gjejnë vetën se a janë duke u dobësuar apo duke u forcuar”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat