“Sytë e tu po tregojnë që e do” – Santiana Maloku vihet në siklet pasi pyetet sërish për raportin me Bucin

Mediale Vip

“Sytë e tu po tregojnë që e do” – Santiana Maloku vihet në siklet pasi pyetet sërish për raportin me Bucin

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 00:03
Santiana Maloku

Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi janë komentuar tejet shumë për raportin e tyre në Big Brother.

Ata kanë lënë të kuptohet shumë përmes disa gjesteve, ndonëse një gjë e tillë u diskutua edhe sonte (e enjte) në ‘Darkën e të Nominuarve’.

Asaj i është bërë një pyetje në lidhje me Bucin, duke i thënë se përse nuk po e pranon këtë.

“Sytë e tu po tregojnë që je tu e dasht Bucin, po pse ti nuk po e pranon?”, ishte pyetja pikante për bukuroshen gjakovare.

“Unë nuk mundem me e pranu një gjë që nuk ekziston, nëse kish ekzistu një diqka unë e kisha pranu sepse nuk ia kam frikën askujt qysh nuk ia kam pasur asnjëherë në jetë”, tha ajo.

“E kam spjeguar që unë për Bucin nuk kam ndjenja unë e dua një person që është jashtë”, ka thënë Santiana.

Në rrjete sociale ndërkohë po vazhdojnë të qarkullojnë disa video, ku shihen duke bërë disa gjeste të pahijshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat