Përfshihet nga flakët shtëpia e këngëtares së njohur

Mediale Vip

Përfshihet nga flakët shtëpia e këngëtares së njohur

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Dita e Krishtlindjeve pati një surprizë të pakëndshme për Beyonce. Shtëpia e fëmijërisë së këngëtares u përfshi nga flakët. Rreth orës 2 të mëngjesit, shërbimi zjarrfikës u njoftua se kishte rënë zjarr në shtëpi.

Flakët ishin përhapur në të gjithë ndërtesën dykatëshe, por zjarrfikësit arritën ta shuanin brenda 10 minutash. Çifti dhe dy fëmijët e vegjël brenda saj shpëtuan shëndoshë e mirë.

Familja e Beyonce e bleu shtëpinë në vitin 1981 për 64 mijë dollarë dhe u zhvendosën pak vite më vonë, në vitin 1986 kur lindi Solange.

Shtëpia doli në shitje në vitin 2019. Ka tre dhoma gjumi, tre tualete, me një shkallë spirale që të çon në një ambient zyre në katin e tretë.

Një blerës bleu pjesën prej 8,640 metrash katrorë pranë shtëpisë në vitin 2022 për 310,000 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat