Celine Dion duke bërë terapi fizike çdo ditë, me shpresën e një rikthimi në skenë, mes sindromës së pashërueshme

Mediale Vip

Celine Dion duke bërë terapi fizike çdo ditë, me shpresën e një rikthimi në skenë, mes sindromës së pashërueshme

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:21
Celine Dion

Lufta e Celine Dion për rikthimin në skenë do të vazhdojë.

Ylli 55 vjeçe, e cila ka humbur kontrollin e muskujve për shkak të sindromës së personit të ngurtë, sipas motrës së saj dhe sipas burimeve po punon shumë për të kapërcyer gjendjen e saj.

“Celine është një luftëtare”, tha një burim i brendshëm për ‘US Weekly’, shkruan DailyMail.

“Ajo nuk ka aq shumë kontroll mbi muskujt e saj si më parë, por ajo po punon me mjekë dhe terapistë fizikë për t’u përmirësuar.”

“Celine ka marrë kohë për t’u fokusuar në shëndetin e saj, por ka në plan të dalë sërish në skenë pasi t’i jepet miratimi nga ekipi i saj mjekësor” – pohoi ky burim.

Gjithashti ai shtoi – “Ajo po qëndron pozitive dhe optimiste dhe po bën terapinë e saj fizike çdo ditë”

Rikthimi në skenë në një formë është ëndrra e saj e vazhdueshme, edhe nëse nuk mund të këndojë më, ajo thjesht dëshiron të shohë ato fytyra që shkëlqejnë.

Sipas John Hopkins Medicine, sindroma e personit të ngurtë është një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që më së shpeshti shkakton ngurtësi të muskujve dhe spazma të dhimbshme që vijnë dhe shkojnë dhe mund të përkeqësohen me kalimin e kohës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat