Elia Zahari dhe Princ Leka nisin proçedurat e divorcit pas 7 vitesh martesë

Mediale Vip

Elia Zahari dhe Princ Leka nisin proçedurat e divorcit pas 7 vitesh martesë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:37
Elia Zaharia dhe Princ Leka

Marrëdhënia e Elia Zaharias dhe Princ Lekës duket se ka shkuar drejt fundit. Sipas “Albeu”, dyshja ka nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.

Çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri. Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm.

4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina.Ishte pikërisht ditëlindja e 3-të e vajzës së tyre që vuri në pah distancën mes Elias dhe Princit.

Në fakt, daljet publike të çiftit në krah të njëri-tjetrit mungojnë prej rreth 2 vitesh. Ndërkohë NewsBomb ka mësuar se për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak ndarjen e prindërve të saj. Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharina nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, sipas albeu.com, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat