Brad Pitt, 60 vjeç në 6 leksione bukurie nga një prej meshkujve më të bukur ndonjëherë

Mediale Vip

Brad Pitt, 60 vjeç në 6 leksione bukurie nga një prej meshkujve më të bukur ndonjëherë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 20:34
Brad Pitt

Brad Pitt mbush 60 vjeç sot (po, e lexuat mirë). Aktori që kur ishte 24 vjeç u kthye në një seks simbol. Sytë blu dhe një buzëqeshje marramendëse, ylli i Hollywood feston një ditëlindje të rëndësishme me dyzet vjet karrierë të mbushur me suksese. Për të, koha duket se nuk kalon kurrë. Vetëm mendoni për muskujt në 'Fight Club'; të njëjtat që na lanë gojëhapur kur, njëzet vjet më vonë, ai heq këmishën e tij në 'Once Upon a Time in Hollywood'. Filmi i fundit i Quentin Tarantinos i cili i dha atij Oscar për 'Aktorin më të mirë në rol dytësor'. A do ta besoni se kur ishte në shkollë të mesme në Springfield, shokët e klasës e quanin "Pitt-bull" për shkak të nofullës së tij të theksuar.

Nga 'Once Upon a Time in Hollywood' e tutje, ylli u shfaq edhe më i fuqishëm, duke treguar një nxirje kaliforniane të kombinuar me një pamje vintage shik. Më pas, gjatë turneut të 'Bullet Train' vitin e kaluar ai shkëlqeu vërtet. Jo vetëm me një gardërobë krejt të re, por edhe duke iu afruar të gjashtëdhjetave me panache, me flokë pak gri në bjonde të zbehura dhe praktikisht një lëkurë rrezatuese. Aq sa ndërkohë ka lançuar edhe linjën e tij të kujdesit të lëkurës, Le Domaine, përbërësi kryesor i së cilës është rrushi.

Le ta kemi të qartë një gjë: Brad Pitt ka qenë gjithmonë i apasionuar pas kujdesit të lëkurës. Ky është padyshim një nga sekretet pas paraqitjes së atij që nuk njeh moshë. Tani le t'i analizojmë të gjitha.

1. Prano plakjen (dhe bëje me stil)

Mund të duket si një paradoks, duke qenë se për të vitet duket se nuk po kalojnë, por zemërthyesi i viteve nëntëdhjetë po avokon prej disa kohësh një qasje të ndryshme kundër plakjes dhe për të luftuar me shenjat e kohës me çdo kusht. Në fakt, aktori na nxit të plakemi shëndetshëm dhe të përballemi me kalimin e pashmangshëm të kohës duke u fokusuar te mirëqenia: "Nuk jam i fiksuar pas rinisë së përjetshme, jam shumë më i interesuar të jem i ndërgjegjshëm për shëndetin tek koha kalon”, deklaroi ai.

2.Ai ndjek këshillat e bukurisë së ish-ave

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës apo flokëve, Brad Pitt vlerëson këshillat e ish-partnereve të tij dhe njeh ndikimin e tyre në rutinën e tij të bukurisë. “Jennifer Aniston vazhdon të më dërgojë produkte flokësh nga linja e saj dhe unë i besoj asaj. Gwyneth Paltrow është një guru dhe nëse kam nevojë për një këshillë bukurie e pyes absolutisht”, tha ai duke nënvizuar jo vetëm hapjen ndaj këshillave nga njerëz të besuar, por edhe duke dëshmuar faktin se ai mbeti në kontakt me ish-et e tij.

3. Kujdesi për lëkurën e tij është i thjeshtë

Qasja e Brad Pitt ndaj kujdesit të lëkurës është shumë e lehtë dhe pasqyron një mentalitet me këmbë në tokë që ai ia atribuon edukimit të tij "vendas". Pavarësisht magjepsjes së Hollywood, rutina e tij personale mbetet e thjeshtë: “Është shumë e thjeshtë. Laj fytyrën në mëngjes, përdor një serum dhe krem dielli dhe mbarova." Në mbrëmje aktori ndjek një rutinë po aq bazë: pastrues, serum dhe krem nate. Lehtë por efektiv, sistemi me 3 hapa sipas Brad.

4. Ndjek zakone të pakta, por të mira mirëqenieje

Në moshën 60-vjeçare, Brad Pitt ndjek një filozofi të mirëqenies së fokusuar te prakticiteti. Ai përpiqet të qëndrojë në formë dhe ta mbajë mendjen të stërvitur larg me aktivitet fizik dhe duke ngrënë shëndetshëm.

5. Ai mbante gjithmonë modelin e duhur të flokëve

Prerja aktuale e flokëve të Brad është një kombinim bashkëkohor në një pamje klasike. Ndërsa meshkujt rriten, është e rëndësishme të mësojnë se çfarë funksionon me flokët e tyre, duke përshtatur modelin me fytyrën dhe stilin dhe me të dashurën e tyre. Në fakt, fytyra ndryshon, ashtu si edhe struktura e flokëve. Prerja e Brad sot ka shtuar teksturë dhe butësi, gjë që i jep një pamje të thjeshtë por të lezetshme. Aktori ka flokë pak me onde dhe kjo e ka ndihmuar gjithmonë të modelojë stilet e ndryshme që ka shfaqur gjatë dekadave.

5. Ai ka një nofull të bukur

Epo, po, le të flasim për atë nofullën seksi, katrore, të përcaktuar mirë, që ka bërë që aktoret, regjisorët dhe kushdo që ka parë Brad Pitt në një film të ketë rënë në dashuri. Ka zëra se ndër vite ai ka aplikuar filler. Vetë Brad asnjëherë nuk i ka mohuar apo konfirmuar këto akuza, por nga ana tjetër, siç thonë, 'nofulla e tij, zgjedhja e tij'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat