Bleona Qerreti tenton sërish famën në Shqipëri, do të jetë pjesëmarrëse në edicionin e tretë të BBVA

Mediale Vip

Bleona Qerreti tenton sërish famën në Shqipëri, do të jetë pjesëmarrëse në edicionin e tretë të BBVA

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:10
Bleona Qerreti

Kanë mbetur më pak se 1 muaj nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” dhe tashmë disa emra të konkurrentëve kanë nisur që të bëhen publikë.

Një emër që nuk ishte zbuluar deri më tani është pikërisht ai i Bleona Qerretit. Këngëtarja, e cila prej vitesh po tenton famën ndërkombëtare, duket se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij edicioni. Burime për ‘Panorama’,kanë mësuar se Bleona do të jetë konkurrente në këtë format.

Prej disa kohësh, këngëtarja ka qenë disi më e distancuar nga mediat në Shqipëri, duke i munguar si skenës ashtu edhe mediave. Por, duket se gjithçka paska shërbyer për rikthimin e saj në këtë format. Mbetet për t’u parë sesi do të vijë artistja në këtë format, por mbi të gjitha, se çfarë strategjie do të ndjekë, tashmë që për herë të parë do të jetë në një format “reality”.

Sakaq, emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë “po” ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë “reality show”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat