Irgen zhgënjen jurinë e DWTS, Iliri: Sot nuk kërceve! Olta: Jora je aliene, Xhoda duhet vlerësuar për vështirësi pune

Mediale Vip

Irgen zhgënjen jurinë e DWTS, Iliri: Sot nuk kërceve! Olta: Jora je aliene, Xhoda duhet vlerësuar për vështirësi pune

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 23:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga personazhi VIP më i votuar i javës së shkuar, Xhoda ka zhgënjyer jurinë me performancën e tij mbrëmjen e sotme duke marrë vetëm 30 pikë.

Ndërsa Valbona dhe Lori kanë kërkuar më tepër gjatë performancave nga Irgen, Olta u shpreh se me një balerinë të jashtëzakonshme si Jora, Xhoda sot duhet të vlerësohet për vështirësi pune.

Nga ana tjetër për Ilirin, Xhoda nuk kërceu sot.

Iliri: Xhode, sinqerisht unë mendoj se kështu ti mund të kishe kërcyer 9 muaj e gjysmë por 9 jo për javë e gjysmë. Na kënaqe, por nuk kërceve. Na shijove. Më shijove mua, kësaj – asaj por nuk kërceve.

Olta: Për mendimin tim, Xhoda sot duhet vlerësuar për vështirësi pune. Jora je aliene. Nuk e di nga cili planet vjen, je e jashtëzakonshme.

Xhoda: Po perpiqemi ta gjejmë.

Olta: Po ti po s’ja ke gjetë akoma, merr valixhen dhe ik në shtëpi.

Xhoda: Hë se e paske bërë refren sot.

Olta: Unë do t’ju them secilit nga ju javë për javë “merr valixhen dhe ik në shtëpi” që të mos ti ngelet qejfi Atalantas.

Valbona: Mua më ka lënë pa fjalë Xhoda sot sepse unë kam pritshmëri të mëdha nga ai.

Lori: Jam plotësisht dakord me Bonën që duke qenë se jemi në natën e 11, Xhoda duhet të kishte dhënë më shumë. Ne e kemi parë që është një shoqërues i mirë, por duhet më tepër. Nuk e favorizoi fare stili i Rumbës. Mund të kesh bërë dy-tre hapa por nuk erdhi stili i Rumbës.

Bora: O Xhode po fol içik mor?

Xhoda: Po na mbetet të shohim stilet e tjera tani.

Olta: O Xhoda, po na trego içik për vështirësitë e punës mor.

Xhoda: Kam vështirësi në mbajtjen e gjendjes, në përcielljen e lakueshmerisë…

Olta: Po ja dole sot besoj?!

Xhoda: Me timen mendoj se deri diku ia dola.

Por si e vlerësoi juria Xhodën?! Valbona Selimllari 8 pikë, Lori Bala 7 pikë, Ilir Shaqiri 7 pikë, Olta Gixhari 8 pikë. 30 pikë për Irgen Çelën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat