Shqipe Hysenaj – shpallet banorja e preferuar e publikut

Mediale Vip

Shqipe Hysenaj – shpallet banorja e preferuar e publikut

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 06:52
Shqipe Hysenaj

Banorja më e preferuar në Big Brother VIP Kosova 2 për këtë javë u shpall Shqipe Hysenaj.

Ajo u zgjodh e preferuara e publikut, përkundër se ditëve të fundit ka qenë e ashpër në debate me të gjithë banorët e tjerë.

Pavarësisht kësaj, ajo do të jetë në nominim për shkak të dënimit nga ‘Vëllai i Madh’ pas përplasjes me Gani Gërminë.

Ndërkohë, konkurrentja më pak e pëlqyer, me më pak vota nga publiku, u shpall DJ Miss Rose.

Ajo do të shkojë direkt në nominim, përfshirë këtu edhe të tjerët që do të nominohen.

Edhe spektakli i së hënës (11 dhjetor) pati ngjarje e rrëfime të ndryshme të banorëve.

Ata vazhdojnë të bëjnë garën edhe më të fortë, pasi të gjithë tentojnë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat