Cardi B dhe Offset ndahen, reperja e gatshme për një fillim të ri në jetë

Mediale Vip

Cardi B dhe Offset ndahen, reperja e gatshme për një fillim të ri në jetë

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 23:30
Cardi B dhe Offset

Reperja Cardi B shpreson të ketë “një fillim të ri” pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Offset.

Duke iu drejtuar fansave në një klip në Instagram Live të shpërndarë nga një llogari e kulturës pop, reperja ka rrëfyer: “Kam një minutë që jam beqare… Dua ta nis 2024-ën rishtas”.

Kjo do të thotë se çifti mund të jetë duke kërkuar kohë për martesën e tyre pesëvjeçare.

Offset ende nuk e ka komentuar publikisht ndarjen me bashkëshorten e tij.

“Dua ta nis vitin 2024 të freskët, të hapur. Nuk e di, jam kurioze për një jetë të re, një fillim të ri. Po, jam e emocionuar”, ka thënë Cardi

Çifti kanë një vajzë Kulture, gjashtë vjeç dhe një djalë Ëave, dy vjeç, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat