Debatet mes tyre nuk kanë fund! Pique “kërcënon” Shakirën, çfarë ndodhi mes dyshes?

Mediale Vip

Debatet mes tyre nuk kanë fund! Pique “kërcënon” Shakirën, çfarë ndodhi mes dyshes?

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 23:06
Shakira me djemte

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe ish-partneri i saj, futbollistit Gerard Pique rreth një vit më parë i dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të tradhtisë së këtij të fundit me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia.

Pas ndarjes dyshja shkëputën çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin, ndërsa këngëtarja së bashku me dy djemtë e tyre u transferua në Amerikë.

Megjithëse fillimisht u aludua se Shakira dhe Pique kishin sheshuar marrëdhënien mes tyre për shkak të dy fëmijëve që kanë së bashku, së fundmi janë zbuluar disa detaje të reja për raportin e ish-çiftit.

Gazetari i njohur Jordi Martin në emisionin e tij “El Gordo y la Flaca” tha se mes dyshes ka shumë probleme për shkak të dy fëmijëve të tyre.

“Pique dhe Shakira kanë probleme për shkak të pushimeve shkollore të fëmijëve të tyre, përveç faktit që nuk mund të pranojnë të shesin shtëpinë që kanë së bashku në Barcelonë. Më kanë thënë se Pique po i bën presion Shakirës që të pranojë të shesë shtëpinë. Ai mund të ketë prova që mund të komplikojnë çështjen që këngëtarja ka edhe me Tatimet kundër tij”, tha gazetari.

Ndërsa vazhdoi: “Përveç kësaj, ai kërkon më shumë ditë për të shijuar fëmijët e tij. Arma që ka Pique është se marrëveshja që ata nënshkruan në Barcelonë nuk u ratifikua kurrë në Miami, gjë që lë një vakum ligjor që ai dëshiron të përfitojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat