Adele zbulon çfarë i tha menaxherit të saj kur dëgjoi për herë të parë Dua Lipën

Mediale Vip

Adele zbulon çfarë i tha menaxherit të saj kur dëgjoi për herë të parë Dua Lipën

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 18:16
Dua Lipa/ Adele

Adele ka vlerësimet më të larta për Dua Lipën të cilën e ka konsideruar si “yllin e ri të muzikës pop”.

Këtë deklaratë e ka bërë gjatë një interviste për “The Hollywood Reporter” në eventin e tyre “Women in Entertainment”, ku foli për përvojën e saj në industrinë e muzikës dhe jetën aktuale në Los Angeles.

Mes të tjerash, ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin e Dua Lipës në muzikë.

“Jam gjithashtu shumë e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer. Kur dëgjova për herë të parë (fillon të këndojë) ‘I’ve got new rules, I count ’em’, më kujtohet që i thashë menaxherit tim, ‘Uau! Ajo do të jetë ylli i ri i muzikës pop. Jam shumë e emocionuar që është rikthyer në muzikë”.

Adele dhe Dua dolën edhe një foto bashkë dhe fansat menjëherë filluan me kërkesën në komente: “Duan një bashkëpunim mes tyre!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat