Publikohet fotografi e rrallë e Dua Lipës kur ishte fëmijë

Mediale Vip

Publikohet fotografi e rrallë e Dua Lipës kur ishte fëmijë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 13:00
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e moderatorit të njohur, Jimmy Fallon.

Mes shumë pyetjesh për projektet dhe albumin e ri, Jimmy ka shfaqur edhe fëmijërinë e Duas.

Duke treguar një fotografi të saj kur ka qenë e vogël, në studio janë krijuar shumë të qeshura.

Image
Dua Lipa

Në fotografi është Dua bashkë me babadimrin.

Ajo ka treguar se përse nuk ka qeshur në fotografi.

“Thjesht nuk e kuptoja. Ai kishte mjekër dhe donte që unë të mbaja në dorë një zile e të ulësha në prehërin e tij. Unë nuk doja të ulësha. Ishte e çuditshme” tha ajo.

Tutje, Dua është pyetur edhe për këngën në filmin “Barbie”, duke thënë se fillimisht kishin një këngë tjetër, por që më vonë e ndryshuan dhe ia përshtaten atmosferës në film.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat