Porositi vrasjen e gruas/ Nga Rita Ora, Dua Lipa deri Edi Rama, fiksimi i Naim Murselit me VIP-at

Mediale Vip

Porositi vrasjen e gruas/ Nga Rita Ora, Dua Lipa deri Edi Rama, fiksimi i Naim Murselit me VIP-at

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 00:17
Naim Murseli me VIP-at

Një krim i rëndë ka tronditur Kosovën. Ish-këshilltari i Bexhet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia për shkak se dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli, dy ditë më parë.

U mësua se mbrëmjen e sontme, Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës sot iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Naim Murselin si dhe fëmijët.

Nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale të Naim Murselit, vihet re se ai ka foto me personazhe të njohur të politikës, showbizit dhe sportit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka foto me Edi Ramën, Dua Lipën, Rita Orën, Loredanën, Olta Gixharin apo Granit Xhakën.

Ndërsa bie në sy mungesa e fotove me bashkëshorten e tij.

Image
Naim Murseli me Rita Orën
Image
Naim Murseli me Dua Lipën
Image
Naim Murseli me Loredanën
Image
Naim Murseli me Edi Ramën
Image
Naim Murseli me Olta Gixharën
Image
Naim Murseli me Granit Xhakën
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat