Ronela Hajati paralajmëron këngën e re “Jeta kriminale”, publikohet më 30 nëntor

Mediale Vip

Ronela Hajati paralajmëron këngën e re “Jeta kriminale”, publikohet më 30 nëntor

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 07:39
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati është duke punuar vazhdimisht për projekte të reja.

Kohë më parë artistja zbuloi se shumë shpejt pritet të publikojë një ‘EP’ ku do të përfshihen shtatë këngë të reja.

Ndërkohë, së fundmi ajo njoftoi se kënga më e re nga ajo do të lansohet ditën e enjte, më 30 nëntor.

Autorja e “Shikimet” ndau një pjesë të shkurtër nga videoklipi teksa duke joshës dhe me një ndryshim drastik në pamje.

“Jeta kriminale”, 30 nëntor – 6PM”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që ky projekt i saj vjen pas bashkëpunimit që “Kaj kaj” që Ronela solli me Skerdin dhe Emra Brah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat