Graciano Tagani pjesë e “BBV3”?! Argjira Spanca e mërzitur nga mungesa e tij: Zot na ruaj…

Mediale Vip

Graciano Tagani pjesë e “BBV3”?! Argjira Spanca e mërzitur nga mungesa e tij: Zot na ruaj…

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:54
Graciano dhe Argjira

Balerini i njohur Graciano Tagani ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku folur më shumë rreth eksperiencës së tij në “Dancing with the Stars”.

Ai tregoi se ndihet shumë krenarë për Fifin e cila sipas tij ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo professional.

“Jam shumë krenar me Fifin, ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo profesional. Ishte zgjedhja e produksionit që të isha partner me Fifin por isha duke shpresuar shumë që Fifi të ishte partnerja ime kur dolën emrat e Vip-ave që do të ishin pjesë. Jam gjithashtu i lumtur për veten time pasi kisha 5 vjet që isha shkëputur nga kërcimi dhe nuk kam asnjë ndryshim me ata që kanë kërcyer gjatë gjithë kësaj kohe.”– tha balerini.

Një moment përmes një lidhje telefonike, në emision u bë pjesë edhe partnerja e balerinit, Argjira Spanca, e cila u shpreh se i ka munguar Graciano kohët e fundit pasi ai është shumë i angazhuar në konkursin e kërcimit.

E pyetur nga gazetari se a do t’i mungonte Graciano po të hynte në ‘Big Brother Vip 3’, Argjira duke qeshur tha: “Zot na ruaj! Nuk e besoj që do të ndodhë. Unë e kam shumë problem të flej natën vetëm.”

Nga ana tjetër ajo nuk la pa përmendur edhe vlerësimin që juria e “Dancing ëith the Stars” iu bëjnë konkurentëve, që sipas saj ata ia fusin kot me pikët.

“Ia fusin një çik kot me thënë të drejtën.” – tha Argjira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat