“Analfabete, lexoje ndonjë libër” – Santiana Maloku përplaset ashpër me Kader Kicajn në BBVK

Mediale Vip

“Analfabete, lexoje ndonjë libër” – Santiana Maloku përplaset ashpër me Kader Kicajn në BBVK

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 16:57
Santiana Maloku dhe Kader Kicaj

Santiana Maloku dhe Kader Kicaj kanë pasur sërish një përplasje me njëra-tjetrën.

Bukuroshet e Big Brother VIP Kosova 2 bënë një debat të ashpër, teksa edhe kanë ofenduar.

Ka qenë Santi, e cila nisi këtë bisedë, bazuar në disa fjalë që Kader ka thënë në fillim kur u fut në shtëpinë e famshme.

“Ti dy fjalë s’din me m’i lidhë, analfabete, shko mësohu të flasësh një herë”, i tha modelja nga Gjakova konkurrentes së re.

“E paedukatë, nuk të kanë edukuar mirë”, ia ktheu në anën tjetër ish-Miss Prizreni.

“Unë jam shumë larg prej teje, oj zemra ime. Mësohu me fol, tani hajde me fol me mua. Nuk ke fytyrë, asgjë. Nuk di të flasësh. Nuk e shpenzoj fytyrën me ty, lexoje ndonjë libër”, vazhdoi Maloku.

Kjo nuk është hera e parë që vajzat përplasen, ndonëse inati i tyre ka nisur prej javësh, pa ndonjë arsye specifike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat