Britney Spears dhe Sam Asghari një hap larg finalizimit të divorcit të tyre

Mediale Vip

Britney Spears dhe Sam Asghari një hap larg finalizimit të divorcit të tyre

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:16
Britney Spears dhe Sam Asghari

Britney Spears dhe Sam Asghari janë shumë pranë finalizimit të divorcit. Këtë e kanë mbështetur burime nga ambienti i tyre që kanë folur për TMZ, duke theksuar se ish-çifti nuk mban më mëri.

Ky zhvillim është shumë pozitiv, si pasojë e qëndrimit të aktorit, i cili nuk ka shkelur marrëveshjen paramartesore që kishin nënshkruar.

Tashmë avokatët e të dyja palëve po punojnë për zgjidhjen e vendimit që pritet, nëse nuk ka probleme, në një kohë të shkurtër.

Të dy, megjithatë, për rekord, u ndoqën sërish në Instagram dhe po bëjnë çmos për të pasur një marrëdhënie dhe komunikim të shëndetshëm.

Ata jetuan së bashku për gjashtë vjet dhe ishin të martuar vetëm për 14 muaj. Sam Asghari, kërkoi divorcin gushtin e kaluar, duke përmendur “dallimet e papajtueshme mes tyre”. Në të njëjtën kohë, ai i kërkonte këngëtares t’i jepte para për mbështetje bashkëshortore dhe gjithashtu për të mbuluar tarifat e avokatëve.

Dhe kuptohet që qarkulluan shumë thashetheme, si për shembull se Sam po e shantazhonte, se nëse ajo nuk plotësonte dëshirat e tij, ai do të zbulonte aspekte të panjohura të saj, apo se Spears e kishte tradhtuar me një punonjës të shtëpisë së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat